Byreku turk me gjizë
Përbërësit:
- 6 kokrra vezë
- 4 gota e gjysmë miell
- 1 lç kripë
- Gjalpë / Vaj
- Gjizë për mbushjen
- Majdanoz
Përgatitja:
Zëmë brumin. E ndajmë në kulaçka. Hapim petët dhe i vendosim në ujë të nxehtë në një tenxhere teksa uji vlon. I lëmë për 20 sekonda dhe i kalojmë direkt në ujë të ftohtë. Largojmë ujin duke i shtrydhur me dorë ose duke i vendosur në pecetë. I shtrojmë në tepsi duke i mbushur me gjizë dhe majdanoz. Mbushjen e realizojmë në çdo 2 petë të spërkatura me gjalpë dhe vaj. E vendosim në furrë në 180 gradë për 40 minuta.
Komento