Byroja e Emigracionit në Filipine përmes një njoftimi zyrtar ka thënë se më datën 28 qershor, tre filipinas u ndaluan nga oficerët e emigracionit në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino (NAIA) Terminali 3 dhe iu ndalua hipja në fluturimin e tyre për në Malajzi.
Ata pretendonin se ishin turistë, por më vonë pranuan se u ishte premtuar punë në Shqipëri si punonjës shtëpiake, punëtor fabrike dhe kamarier.
Shtohet se tre filipinasit e ndaluar deklaruan se kishin paguar nga 34.000 deri në 74.000 peso për rekrutuesit, të cilët i kishin kontaktuar përmes Facebook Messenger.
Pas pagesave, BI tha se rekrutorët e dyshuar i bllokuan online dhe i lanë pa udhëzime të mëtejshme apo dokumente të vlefshme, thuhet në njoftim.
“Po vërejmë tani një rritje të dukshme të largimeve të paligjshme drejt Shqipërisë, dhe këto nuk janë raste të izoluara.”- tha komisioneri i BI-së, Joel Anthony M. Viado, në një deklaratë.
Viado shtoi se Këshilli Ndër-Agjencor Kundër Trafikimit (IACAT) është njoftuar që të ndërmerren më shumë masa për të ndjekur rekrutuesit e paligjshëm.
Komente
