Byroja Kombëtare e Hetimit është anëtarësuar në Rrjetin Operacional On Network, një projekt i financuar nga Komisioni Evropian.
Anëtarësimi i BKH-së në këtë rrjet operacional u nënshkrua nga Drejtori i BKH-së Znj. Aida Veizaj (Hajnaj) dhe Drejtori i Antimafias italiane Z. Maurizio Vallone.
“Projekti, me mbështetjen e rëndësishme të Europolit, përbën një mjet të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, që ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional, për hetimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që përbëjnë një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe për vendet e tjera anëtare”, shkruhet në deklaratën për shtyp.
Aktualisht, në këtë rrjet të rëndësishëm marrin pjesë 37 shtete dhe 44 agjenci/polici evropiane dhe më gjerë. Pjesë e tij janë dhe forca policore nga vende të ndryshme jo-evropiane si FBI e SHBA-së, Policia Mbretërore Kanadeze, Policia Australiane si edhe polici të Amerikës së Jugut.