Gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu

VIP & Spektakël

‘Ça degjenerimi’, Fatma Haxhialiu ironizon në foton e Aulona Mustës me të bijën (Foto)

23 Gusht 2018, 17:02| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 17:08

  • Share

Fotot e moderatores Aulona Musta janë bërë tema kryesore e rrjeteve sociale. Komentues nga më të ndryshëm e kanë ofenduar moderatoren per pozat me bikini, pavarësisht se gjithmonë i bën në krah të bashkëshortit të saj. Autorët e komenteve të tipit si “je dhe prind”, “ngele pa rroba” Aulona i ka bërë edhe shembull në rrjetin e saj social Instagram.

Mirëpo ikin disa dhe vijnë disa komentues të tjerë, kritika do të ketë gjithmonë. Kështu që në foton e fundit që ka publikuar gazetarja, Musta shihet e veshur normalisht teksa është me të bijën në park. Mirëpo ajo që u ka rënë në sy ndjekësve është kukulla që mban në dorë moderatorja, e cila është pa rroba.

Ka qenë pikërisht mikesha e Aulonës, Fatma ajo që ka ironizuar komentuesit. “Mire zhvisheni vet po tani nxirrni dhe kukullat cullak, ncncncncncncncncnc ca degjenerimi,”- shkruan Fatma krahas postimit të Aulonës.

Komenti i Fatma Haxhialiut në foton e Aulona Mustës

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?