Edhe sa i takon taksës 3% të kontributit social që japin ndërtuesit do të parashikohet një ndryshim. Rama tha se po diskutohet që ndërtuesit të japin hapësira prej 3% aty ku ndërtojnë dhe jo në zonat ku duan ata.
"Mos i hyni kësaj. Janë mbledhur 100 mln në Tiranë, nga i dilni këto llogari. Mos i hyni më kësaj janë mbledhur 100 milionë për socialet në Tiranë. Nga i nxirrni këto llogari? Unë medoj që Bashkia Tiranë nuk duhet t’ju tolerojë, që t’i jepni në vend tjetër, një herë si fillim. Ky është diskutim që e kam bërë me bashkinë e Tiranës. Ju duhet t’i jepni ato 3% në vendin ku ndërtoni. Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe ca të tjerë që i ka pjellë lopa dhe do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet. Kjo nuk është e drejtë. Do ta shikojmë dhe këtë. 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe. Thashë se do të thonit pse nuk na e merrni 3% tek Blloku por na e kërkoni tek Astiri. Ju thoni, fare. Kjo nuk diskutohet. Jemi për procedurat këtu jo për taksat" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Ndërtuesit kërkojnë rishikimin e çmimeve të referencës! Rama u mbyll gojën: I shisni me 2 mijë euro e i deklaroni me 850?! Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP
S.G//ReportTv.al