‘Ca prisni’, Rama i prerë me kryebashkiakët: Çoni para legalizimet! Shijaku model, Rakip nuk e arrin dot, por lufto për vendin e dytë

8 Tetor, 11:00| Përditesimi: 8 Tetor, 12:44

  • Share

 

Kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve edhe sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë nuk ka tolerime dhe duhet fokus maksimal. Bashkia e Shijakut mori vlerësimet nga kryeministri Rama duke thënë se është model me procesin e legalizimeve.

Kritika pati edhe për bashkinë e Kazmës, duke iu drejtuar në veçanti kryebashkiakut Rakip Suli, të cilit i tha se bën shumë punë të mira, por Shijakun nuk e arrin dot sa i takon kësaj pike. Të paktën luftoni për vendin e dytë, u tha Rama kryebashkiakëve.

"Kemi bërë gjithë ato shkëmbime, kur bëmë takimin e Shkodrës. Tani kemi shtruar rrugën për aksesin e legalizimeve, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të behet shumë më i lehtë, shumë më pak i penguar nga ngarkesa e Kadastrës. Ca presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces. S’dua të bej pasqyrë shifrash se dhe këtu është e njëjta gjë. S’dua të përmend emra. Një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta ta rezultatit. Ndërkohë, bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit. S’po them ta arrini Shijakun, se nuk e  arrini, Rakip ti bën shumë gjëra po Shijakun nuk e arrin dot. Nuk e di ca ndodh në Shijak që ka një shpejtësi dhe paraqitje të të gjithë procesit dhe dokumentit të kujtdo personit, unë besoj është kontakti i drejtpërdrejtë me çdo lloj banori në çdo cep të Shijakut. Për t’iu afruar deri në pikën që të luftoni për vendin e dytë, mund ta bënë këtë gjë. S’ka justifikim, te legalizimit duhet shumë fokus", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?