Çaça: Më datë 7 nuk do jetë protestë e paqtë! Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës vjen prej organizatave terroriste

1 Tetor, 22:30| Përditesimi: 1 Tetor, 22:47

  • Share

 

Përparim Çaça dhe Arben Meçe debatuan sot në Repolitix lidhur me protestën e paralajmëruar nga PD për datën 7 tetor. 

Çaça: Shoqëria civile lindi për të mos lindur kurrë po ashtu dhe sindikatat. Të arrish të barazosh PD me organizata terroriste nuk shkon. Besoj që zoti Berisha kanë bërë kërkesë të posaçme, kërkon qeveri teknike. E kërkon nga faktori ndërkombëtar këtë marrëveshje. Sepse ndryshe zoti Rama nuk ia jep kurrë. Kur nuk ka asnjë lloj reagimi e vetmja mënyrë janë metoda ekstreme. Në datë 7 nuk do jetë kaq e paqtë. Do ketë akte dhune. Do ketë pak fjalime. Kur thuhet veprim, do shikohen. Nuk dihet çfarë regjie ka kjo protestë. Në këtë moment kemi një opozitë të revoltuar, më pas se si reagon dhe kush janë pasojat do shihen. Nëse kjo do shërbejë për vendosjen e bazave për kërkesën e vetme që kanë për qeveri teknike.

Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës, nuk është e vendeve perëndimore, por e organizatave terroriste

Çaça: U tha dhe mosbindje civile, kërkon masivizim shumë të madh. kështu mund të arrihet qëllimi. Por nëse nuk ka masivizim nuk ka.


Lajmi kryesor:

24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?