Çahen muret, Manastiri i Ardenicës rrezikon shembjen! Drejtori i muzeut: I lutem Ramës për ndërhyrje urgjente

25 Shtator 2023, 16:25| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 16:29

  • Share

Manastiri i Ardenicës një ndër pikat më atraktive të turizmit kulturor në zonën e Myzeqesë rrezikon të shembet. Për shkak të erozionit të tokës por dhe dëmtimeve nga tërmeti i para 4 viteve janë çarë muret. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për konservim dhe restaurim, tha në intervistë për Report TV, Drejtori i Muzeut Historik të Lushnjes.

 “Tërmeti i 29 nëntorit ka lënë pasoja. Manastiri ka pësuar dmtime të mëdha në murin perëndimor. Duhet ndërhyrje e menjehershme. kjo pasuri 10 shekullore rrezikon të shembet. Duhet ndërhyrë për të ruajtur kujtimin e shkollës së parë shqipe dhe të bibliotekës. Aty ka vënë kurorë Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Përmes Report TV, drejtori i muzeut, profesor Niko Ferro i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Rama.

 “I drejtohem Kryeministrit të ndërhyrje. Kjo pasuri rrezikon të zhduket. Muri ka pësuar shembje po ashtu dhe dherat kanë rënë”.

“Bashkia e Lushnjes i është drejtuar me shkresë zyrtare Institutit të Monumenteve, port ë mos mbetemi tek shkresat. Po e përsëris duhet ndërhyrje urgjente”.

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa tha për Report TV se ka njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Kulturës dhe atë të Turizmit për rrezikun që i kanoset këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.

 “I kemi kërkuar ministrisë së kulturës dhe të turizmit. Ministria e Kulturës duhet të merret me këtë. Jemi në pritje të përgjigjes”, tha Sefa.

Në një sipërfaqe që sot zë 2,500 metra katrorë, manastiri u ndërtua në vitin 1282 dhe pasurua përgjatë shekujve. Në prill të 1451, Skënderbeu u kurorëzua në martesë me Donikën në altarin e këtij manastiri. Kisha e Shën Mërisë është dhe godina më imponuese e gjithë manastirit bizantino-ortodoks.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trashegimia kulturore: 25/09/2023 16:29

    A ka ndonje tender? Se per keto gjera nuk ia ndjen qeverise jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?