Çahet dhe shembet asfalti i rrugës Berat-Sinjë, bashkia: Të shmangen lëvizjet e panevojshme drejt fshatit deri në përmirësim e situatës

11 Dhjetor 2021, 21:13| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 21:21

  • Share

 

Rruga e asfaltuar Berat-Sinjë ka pësuar shkarje dhe dëmtim të theksuar të asfaltit në krahun e majtë në ngjitje drejt zonës malore të Sinjës. Asfalti ka rrëshqitur dhe është rrëzuar rreth 3 km në hyrje të fshatit Sinjë, duke përbërë rrezik serioz për automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë. Pamundësia për të ndërhyrë për shkak të errësirës dhe reshjeve të shiut ka detyruar bashkinë e Beratit që të rrethojë zonën e shembur dhe të vendosi në të dyja anët e saj, në hyrje dhe në dalje të Sinjës, tabela sinjalizuese për uljen e shpejtësisë dhe rrezikun që u kanoset drejtuesve të mjeteve në këtë pjesë të rrugës Bashkia e Beratit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin e kufizojnë lëvizjet e panevojshme drejt zonës malore të Sinjës, deri sa situata të përmirësohet dhe rrëshqitja e rrugës të ndalet. Burimet zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se, pas pastrimit të rrugëve nga gurët tashmë janë të kalueshme edhe rrugët drejt fshatrave malore: Karkanjoz, Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan.

“Vazhdojmë konsolidimin e grupeve të terrenit për përballimin e situatës së krijuar nga intensiteti i lartë i reshjeve. Grupet e punës janë në terren në mënyrë që të parandaloj problematiket e krijuara. Ju sugjerojmë të kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet. Lëvizjet në drejtim të fshatit Sinjë të kufizohen si rrjedhojë e reshjeve të shumta deri në përmirësimin e rrëshkitjeve të rrugës kryesore. Strukturat e emergjencave në Bashkinë Berat do të vazhdojnë intensivisht proçesin e kontrollit raportimit dhe ndërhyrjeve në gjithë qytetin. Tashmë të kalueshme rrugët për në fshatrat Karkanjoz,Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan”, njofton Bashkia.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?