Çahet shkëmbi në Torovicë, banorët: Njerëzit po ikin nga rënia e shkëmbinjve, duam një zgjidhje! Bashkia e Lezhës: Të ndërhyjë Ministria e Mbrojtjes

1 Shtator 2023, 16:04| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 16:14

  • Share

Shkëmbinjtë mbi fshatin Torovicë të Lezhës janë kthyer në problem serioz për banorët. Pas reshjeve të ditëve të fundit është shtuar rreziku i shembjes së gurëve. Bashkia e Lezhës është në dijeni prej vitesh të shqetësimit, por pret ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mes frikës se nga momenti në moment një shkëmb mund të rrëzohet e ti zërë poshtë, jetojnë banorët në fshatin Torovicë të Lezhës

Reshjet e shiut kanë shtuar frikën e rënies së gurëve nga mali, ndërsa disa prej familjeve kanë braktisur shtëpitë.

"Njerëzit po ikin nga rënia e shkëmbinjve, duam një zgjidhje, një lëvizje e vogël sizmike mund të shemb gurët", tha një banor.

Siç shihet dhe nga pamjet një shkëmb i përmasave të mëdha mbi zonën e banuar është i çarë dhe rrezikon të bjerë. Banorët shprehen se janë ankuar vazhdimisht, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

“Po jetojmë me frikë, ka goxha banorë nga frika e gurit. Gjithë natën rrimë zgjuar prej fëmijëve, kush të këtë mundësi të na ndihmojë ta heqim”, tha një banor.

Bashkia Lezhë në dijeni të problematikes, ka kërkuar mbështetjen e institucioneve qendrore për të ndërhyre, pasi nuk ka kapacitete. Ndërkohë rënia e një guri nga mali i fshatit Torovicë në Lezhë në vitin 2017-të përfundoi me një tragjedi, teksa ra mbi një automjet duke lënë të vdekur 3 persona.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?