Kronikë

Çaka nga KQZ: Kodi Zgjedhor ka mangësi, palët të mblidhen për ta përmirësuar

21 Korrik 2021, 13:52| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 13:02

  • Share

Në zgjedhjet e ardhshmet buxheti për partitë politike për shpenzimin në fushatën zgjedhore do të dyfishohet. Ndarja ndërmjet buxhetit, në vitin e ardhshëm do të bëhet ndërmjet katër partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Social-Demokrate si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat arritën që të kalonin pragun me prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarët, partitë politike marrin 85 lekë.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka në një intervistë për Report Tv thotë se ndarja rreh 130 milion lekësh, do ndahet ndërmjet katër partive dhe se ‘pjesën e luanit’ e përfiton Partia Socialiste, e cila ka edhe numrin më të madh të votuesve. Numri i uljes së partive të cilat nuk e kanë kaluar dot pragun, lidhet me ndryshimet që ndodhën në Kodin Zgjedhor, ku nuk votohej për partinë brenda koalicionit.

‘Buxheti për do ndahet për 4 partitë politike të cilat kanë kaluar pragun me mbi 1% në zgjedhjet që kaluara dhe do të ndahet për  zgjedhjet e ardhshme. Janë 4 parti të cilat e kanë kaluar këtë marsh prej 1% janë PD, PS, LSI DHE PSD. Rreth 130 mln do ndahen ndërmjet katër këtyre 4 partive. Ka më pak parti pasi ka pasur një kriter ndryshe në votën e qytetarëve. Kodi Zgjedhor pamundësoi votimin për partitë politike brenda këtij koalicioni. Në pjesën e marrëveshjes në Këshillin Politik, ku ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, premtoi një dyfishim të buxhetit për partitë. Palët në zgjedhjet e ardhshme do të kenë një dyfishim të fondeve për mbulimin e fushatës zgjedhore. 4 partitë politike do kenë një dyfishim të fondit për shkak të buxhetit të shtetit, por edhe për faktin se fondi do të ndahet ndërmjet 4 partive. ‘Pjesën e Luanit’ e merr PS. Një votë është e barabartë me 85 lekë dhe kjo shumëzohen me numrin  votave që ka marrë një parti.’- tha Çaka.

Më tej eksperti Dritan Çaka, duke u ndalur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herësin, tha se do jetë Kuvendi që do të përcaktojë nëse do të kemi apo jo herës në zgjedhjet e ardhshme. Kjo pasi sipas Çakës, Kushtetuesja nuk tha se nuk duhet të hiqet herësi, por ka përcaktuar masën e herësit, që duhet të jetë më e vogël nga ajo që është përcaktuar. Çaka tha se Kodi Zgjedhor duhet të hyjë sërish në analizën e palëve politike, pasi ka shumë pjesë që duhet të përmirësohen.

‘Në zgjedhjet e ardhshme do jetë Kuvendi që do të përcaktojë nëse do kemi apo herës. Nuk e ka hequr mundësinë ekzistëncës së herësit, por ka përcaktuar se masa e herësit duhet të jetë më e vogël nga ajo që është përcaktuar. Unë mendoj se kjo do të kërkoj sërish një marrëveshje politike Kodi Zgjedhor do të hyjë sërish në analizën e palëve për të kryer ndryshime edhe në bazë të vendimit të GJK. Zgjedhjet e prillit treguan se Kodi ka disa mangësi që diku i ka lënë në mëdyshje, diku ka përplasje dhe kërkojnë rregullim. Palët do të kërkojnë në Komision të Posaçëm për Reformën zgjedhore. Shumë pjesë të Kodit zgjedhor duhet të përmirësohen.’- tha Çaka.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?