TIRANË- Beteja në Tiranë ka qenë temë e diskutimeve në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku të ftuarit ndaj mendime të kundërta sa i përket menaxhimit të kryeqytetit. Ish deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka, që tha se Tirana sot është bërë një qytet i pajetueshëm, sipas së cilës nuk është as për fëmijët, as të rinjtë dhe as për të moshuarit, pasi nuk u ofrohet asgjë.
“Dy janë problemet më të mëdha, janë kostoja e jetesës, që kanë të bëjnë dhe me pushtetin lokal dhe jo vetëm atë qendrore dhe bërja e Tiranës e pajetueshme, e pa aksesueshme për një pjesë të mirë të qytetarëve. Të gjitha politike vendore orientohen drejt një grupi njerëzish, dhe bizneset drejtohen drejt një grupi njerëz, favorit të pushtetit, e shoh të pabanueshme nga fëmijët, për shkak të mungesës së një terreni sportive, ne kemi vetëm një park që është te Liqeni, është e papërballueshme për moshën e tretë dhe nuk ofron asgjë për ata dhe as për të rinjtë, vetë shifrat e shpopullimit flasin vetëm, Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve. Ky është problem më i madh për Tiranën, të qenit e pabanueshme”, tha Caka.
“Zi” e sheh situatën në Tiranë edhe kandidati për këshilltarë bashkiakë të koalicionit Meta-Berisha, Gent Kaprata.
“Tirana është tradhtia më e madhe që i është bërë kombit, modeli ekonomike kemi kështu prej Tiranës, kam parashikuar që do shpopullohet Tirana. Kanë shkuar 180 mijë vende pune në administratë, për këtë po punojnë, do bëhen servila të shefeve janë shkatërruar universitet dhe shkollat e mesme dhe të mesme, prandaj mbyllet, çdo kullë në Tiranë, ka mbyllur një shkollë të mesme diku në Shqipëri, Shqipëria e 2100 do ketë vetëm 540 mijë banorë, tha Gent Kaprata.
Nuk ka qenë i këtij mendimi eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli, sipas së cilit, Tirana është i vetmi vend që ka një rritje të popullsisë, krahasuar me qytetet e tjera që po pësojnë një tkurrje.
“Faktet janë kokëfortë, Tirana është i vetmi vend i qytetit tonë që ka rritje, pra që banorët nuk largohen, qytetet e tjera janë tkurrur, Tirana rritet me 15-16 mijë banorë brenda vitit. Tirana me këtë trajektore zhvillimi, Tirana është vend i lakmuar nga rrethet dhe në 2030 do ketë 1.6 mln banorë, Tirana ka shumë shanse që të kap gjysmën e popullsisë së vendit”, tha Çoçoli.
Nga ana tjetër, gazetari Arbër Hitaj tha se nuk shikon vetëm bardh e zi në kryeqytet, por thekson se ka një përmirësim me kalimin e kohës, duke thënë se kryeqyteti ka pësuar ndryshime.
“Unë shikoj ndryshime në tokë dhe në ajër, në ajër lidhet me kullat, është mirë është keq, ka mirëmbajtje të qytetit, Tirana është më e pastër, më vibrante”, tha Hitaj.
Në Tiranë janë 6 kandidatë, Erion Veliaj nga PS, Belind Këlliçi nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Roland Bejko nga PD, Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”, Lajlja Përnaska nga PDIU dhe kandidati komunist Marko Dajti.
Kandidati për këshilltarë bashkiakë i koalicionit Meta-Berisha, Gentian Kaprata ka paralajmëruar për shkarkime nga puna në Bashkinë e Tiranës, nëse fitojnë në 14 maj. Ai i etiketoi “spiunë” dhe “aktivist”, sipas së cilit do të shkarkohen me patjetër nga puna.
“Do mbajmë spiunë në punë? Ca është aktivist dhe spiunë. Nëse nuk është në shërbim të qytetarit, pa tjetër që do iki nga puna, po shkelet ligji, asnjë urbanist po zbardhin leje se e dinë që do ikin. Nga puna do ikin ata që kanë shkelur ligjin. Rrinë kot dhe marrin 5 pensione”, tha Kaprata në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.
Duhet se kjo është një pikë e programit të Belind Këlliçit. Kjo pasi më herët edhe hartuesi i programit ekonomik të kandidatit Këlliçi, Klodian Muço thotë se transporti publik falas do bëhet duke pushuar njerëz nga puna, që sipas tyre marrin rrogën kot.
Shikoni kto fundërrina çfar thon po erdhëm ne në pushtet do i heqim punonjësit nga puna. Po kta plera a e din kta që ligji si lejojn ti heqësh nga puna e po i hoqe do i paguash. Pra kta të partis wc pd e të like spiun floririt do ta bëjn Tiranën çorap me tipa fundërrina si silva caka me shoqe. Po kta jan aq idjot sa ëndëroin që do fitoin. Kta s'fitoin kurr se ju ka dal boja keq. Stë bën kot Amerika non grata o të mjer.
Përgjigju