Gent Cakaj në Luginën e Preshevës

Cakaj jep lajmin: Nis shpërndarja falas e librave shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës

8 Shtator 2020, 15:02| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 15:05

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Cakaj lajmëroi se Luginën e Preshevës do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës”, theksoi Cakaj në postim.

Më tej, ai shprehu gatishmërinë e plotë për të vijuar me masa të tjera për të mbështetur pakursyer Luginën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?