Politikë
Top 24

Cakaj kërkon 'paqe' për negociatat: Duhet dialog dhe lobim në BE, skeptikët janë më pak

11 Mars 2019, 16:59| Përditesimi: 11 Mars 2019, 17:46

  • Share

Socialistët janë ende shpresëplotë se pavarësisht krizës politike në Tiranë, Brukseli do të hapë negociatat në 19 qershor për Shqipërinë. Tashmë që kreu i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Genc Pollo nuk është më deputet, zëvendëskryetari Balla mblodhi organin e kuvendit.

"Negociatat e anëtarësimit nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverisë. Kuvendi si organi me i lartë i përfaqësimit duhet të luajë një rol të fortë mbikëqyrës gjatë gjithë procesit të negociatave duke siguruar gjithë përfshirjen e aktorëve dhe grupeve të interesit. Në këtë drejtim reforma  në drejtësi ka qenë një prioritet konstant i Kuvendit dhe gjatë gjithë vitit të shkuar dhe veçanti për sa i përket ngritjes së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë dhe mbështetja e tyre me burimet e nevojshme.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit aktual të procesit të integrimit i cili kërkon thellimin e reformave për të konsoliduar më tej progresin e bërë në reformën në drejtësi dhe për të vijuar me forcimin e rezultateve konkrete në prioritete të tjera si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe mbrojta e lirive dhe të drejtave themelore.

Për këtë qëllim shpreh vullnetin për t’i dhënë këtij këshilli një rol qendror në nxitjen dhe lehtësimin e dialogut publik mbi zbatimin dhe cilësinë e reformave të anëtarësimit në përputhje me misionit tonë parësor për garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet të gjitha forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile. Jam shpresëplotë qe në do t’i hapim negociatat në qershor të këtij viti
" tha Balla.

Gent Cakaj kërkoi dialog politik jo vetëm brenda vendit, por edhe lobim me qeveritë e BE-së. “Duhet jo vetëm dialog politik i brendshëm për situatën e polarizuar, por edhe lobim me qeveritë dhe institucionet e vendeve anëtare të BE-së. Në aspektin teknik kriteret janë plotësuar. Objektivi kombëtar i integrimit europian shkon përtej përgjegjësive ekskluzive të qeverisë dhe kërkon përfshirje të gjerë shoqërore në tejkalim të dallimeve politike. Dialogu politik i brendshëm është faktor qendror për prosperim të mëtejshëm në axhendën europiane.

Jemi në një momentum krucial. Tashmë kemi vetëm 3 muaj në dispozicion deri tek hapja e mundshme e negociatave për anëtarësimin në BE, prandaj kjo mbledhje është mundësi e koordinimit të përpjekjeve për atë që mund të bëjmë. Vendimi i Këshillit të qershorit 2018 është thelbësor për rrugën europiane sepse ai tërësisht aprovon gjetjet e raportit të Komisionit Europian që konstatoi se Shqipëria kë përmbushur të gjitha detyrimet teknike të kërkuara për hapjen e negociatave.

Vetë shtetet anëtare konfirmojnë se progresi i Shqipërisë është i qëndrueshëm duke i hapur rrugën për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019
" tha ai. I pyetur për nivelin e vendeve skeptike, ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se gjendja ishte më e mirë se një vit më parë. “Skepticizmi është më i ulët në ato vende që kishin dyshime në vitin 2018”.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xreport: 12/03/2019 01:10

    kurr me pd dhe lsi me mire te shtyhet mbas 2021 qe PD lsi te shkrihen si parti as 30 deputet bashk zdo i bojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?