Gent Cakaj dhe Vjosa Osmani

Cakaj në Prishtinë: Kosova dhe Shqipëria dy shtete që i takojnë një kombi, një zë i vetëm në politikën e jashtme

4 Dhjetor 2020, 14:38| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 14:58

  • Share

Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj zhvilloi ditën e sotme një takim me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ku diskutuan për bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Cakaj dhe Osmani vunë në fokus rëndësinë e bashkërendimit të dy shteteve në arenën ndërkombëtare.

“Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete që i takojnë një kombi, duhet të jenë absolutisht një zë i vetëm, sa i përket politikës së jashtme.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar me Osmanin.

Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj më herët ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës Avdulla Hoti.

 
Ora 14:45
Cakaj dhe Hoti bashkë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Në një takim ditën e sotme mes ministrit të punëve të jashtme Gent Cakaj dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Cakaj në datën 3 dhjetor në një video telefonat me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Pejčinović Burić dhe kërkoi që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë.

Gjithashtu, bashkëfolësit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi dialogun Kosovë-Serbi, i cili sipas tyre duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?