Politikë

Cakaj lobon për negociatat: Nuk duam favore, por atë që meritojmë! Polonia: Jemi avokati juaj

9 Shtator 2019, 13:12| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 13:15

  • Share

Pritshmëritë e Shqipërisë për çeljen e negociatave në tetor nuk ngrihen mbi nevojën për ‘favore’ por mbi bazën e meritave. Është historike dhe e pa ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimi i reformës në drejtësi, krijimi i organeve të reja të gjyqësorit dhe dhënia e prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj gjatë takimit që po zhvillon në Poloni.

Gent Cakaj u takua me Ministrin e Jashtëm polak, Jacak Czaputoëicz për të diskutuar intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, agjendën evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe koordinimin në kuadër të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri Czaputoëicz vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ai e siguroi edhe një herë Ministrin Cakaj për avokatinë e fortë të Polonisë për një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë. Vendimi për Shqipërinë do të merret në mes të tetorit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?