Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook se pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, është vendosur të jepet mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.
Ai në postimin e tij ka theksuar se është marrë përsipër edhe pajisja me literaturë bashëkohore të këtyre shkollave.
”Derisa të ngrihet Fondi Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne do të vijojmë me mbështetje financiare të projekteve me rëndësi për ruajtjen e ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi” është shprehur Cakaj.
Në fund të postimit ai ka thënë se për një kohë të shkurtër do të hapet edhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin.