Sokol Dedaj

Politikë

Cakaj merr 'me vete' dhe zv.ministrin e Jashtëm, lirohet nga detyra Sokol Dedaj

29 Dhjetor 2020, 19:16| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 19:24

  • Share

Dorëheqja e Gent Caka nga ministri i Jashtëm në detyrë ka sjellë dhe lirimin nga detyra e zv.ministrit për Ministrinë e Jashtme, Sokol Dedaj.

Vendimi për lirimin nga detyra është firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Dorëheqja e parevokueshme e Gent Cakaj ditën e sotme solli ndryshime në qeveri, ku në vend të tij u emërua Olta Xhaçka, ndërsa ministër i Mbrojtjes risolli në qeveri Niko Peleshin.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë

30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e

Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Sokol Dedja, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 30/12/2020 01:02

    Ku eshte Rama qe qe piciruku firmos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?