Politikë

Cakaj: Mirëpresim metodologjinë e re të zgjerimit nga BE! Të gatshëm të vazhdojmë reformat

5 Shkurt 2020, 17:39| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 17:45

  • Share

TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj  është shprehur mbi vendimin e Komisionit të Bashkimit Evropian për miratimin e metodologjisë së re të procesit të anëtarësimit në BE. 

“Ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtjesore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020” - shkruan Kryediplomati Cakaj.

Sipas Cakajt,  procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian kërkon qartazi më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, mbështetje më të madhe politike dhe zhvillim më dinamik.

“Platforma e re e Komisionit Evropian është po ashtu një investim afatgjatë gjeostrategjik në stabilitetin, zhvillimin e demokratizimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”- përfundon ai.

Postimi i plotë i ministrit të jashtëm, Gent Cakaj

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?