Kronikë

Cakaj: Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë të reformave në historinë e saj

10 Prill 2019, 20:58| Përditesimi: 10 Prill 2019, 21:17

  • Share

Në një intervistë për ERTV, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka deklaruar se Shqipëria ka arritur në nivelet më të larta në histori të reformave transformuese. Më pas ministri, Cakaj u ndal në dy suksese të vendit, të vlerësuara edhe nga ndërkombëtarët.

“Në aspektin e brendshëm, Shqipëria ka krijuar dy precedentë të rëndësishëm. Në vitin 2018, trendi i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka qënë 4.2 % ndërsa i rajonit 3.8, çka tregon se rritja e Shqipërisë ka qënë më e lartë se vendet e tjera të rajonit. Nga ana tjetër, reforma në drejtësi ka rezultuar me një pastrim të thellë të gjyqësorit nga gjyqtarët që nuk plotësojnë kriteret profesionale ose morale dhe reforma sot konsiderohet model për t’u eksportuar në rajon. Ndonëse vend kandidat, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që vepron në përputhshmëri të plotë me parimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian”, tha Cakaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?