Politikë

Cakaj në Gjenevë: Askush të mos harrojë pasojat e gjenocidit të Millosheviçit

18 Dhjetor 2019, 12:14| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 12:15

  • Share

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Gjenevë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Global për Refugjatët.

Në fjalën e mbajtur, Ministri në Detyrë Cakaj nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët.

Gjithashtu, ai theksoi se në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve.

“Shumë e rëndësishme të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviçit!” - u shpreh Ministri Cakaj.

Po ashtu, Kryediplomati Cakaj shtoi se kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull të solidaritetit kombëtar, por edhe paraqet një model botëror për sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të historisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?