Cakaj në Medvegjë: E domosdoshme strategjia për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë

13 Qershor 2020, 15:19| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 15:21

  • Share

Gent Cakaj, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, ishte në Medvegjë ku u takua me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, Muharrem Salihu.

Në takim u diskutua mbi nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Sakaq Cakaj vizitoi edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë, të rëndësishme për zhvillimin e jetës së shqiptarëve që jetojnë në atë zonë. Ndër të tjera në fjalën e tij Cakaj tha 'që është e domosdoshme strategjia për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?