Politikë

Cakaj në Samitin e Vishegradit, merr mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE

13 Shtator 2019, 09:11| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 09:16

  • Share

Vendet e Vishegradit mbështesin me force integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ky qëndrim u konfirmua këtë të enjte nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe Ministrat e Jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për antarësim me Shqipërinë.

Por veç integrimit që ishte kryefjala, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjitikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit në Pragë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomáš Petříček. 

Takim gjatë së cilit u dakordësuan një serë hapash konkretë për bashkëpunim në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe marrjes së Presidencës së OSBE-së.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?