Gent Cakaj dhe Richard Grenell

Politikë

Cakaj në Shtëpinë e Bardhë takon ambasadorin Grenell: Nuk ka marrëveshje për ndarje të Kosovës

26 Qershor 2020, 18:33| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 18:40

  • Share

"Nuk ka plan dhe as marrëveshje për ndarjen e Kosovës". Kështu është shprehur ministrin në detyrë i punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj pas takimi në Shtëpinë e Bardhë me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorin Richard Grenell. 

Në një reagim në Facebook, Cakaj është shprehur se diskutimi u përqendrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Për sqarim: S'ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“ - theksoi Cakaj në një postim në Facebook.

Cakaj, gjithashtu u shpreh se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.

Komento

Komente

  • Erioni: 27/06/2020 02:02

    Ky pinjolli I Rames ku e merr rogen ne shqiperi ne KOSOVE apo ne serbi

    Përgjigju
  • Fabio: 26/06/2020 22:41

    Kurre nuk mund te bohet kjo

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/06/2020 18:50

    Ja tash i besikta plotësisht pinjollit të Ramës që e paska dërguar menjëher për ta shpëtuar Vucicin!

    Përgjigju
    • Arbëri: 27/06/2020 11:46

      I besojmë*

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?