Cakaj pret ministrat austriak: Mbështesin Shqipërinë për çeljen e negociatave dhe Këshillin e Sigurimit

28 Maj 2020, 12:09| Përditesimi: 28 Maj 2020, 13:19

  • Share

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimin, Cakaj u shpreh se ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare.

“Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.”- theksoi Kreu i Diplomacisë së Shqipërisë Cakaj në reagimin e tij.

Gjatë vizitës zyrtare, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kopenhagen: 28/05/2020 14:04

    Jeni bere si femijet qe gezohen per karamelet. Ky cyryku del me buzeqeshje se i kane sjelle pako ndihme, tani pasi te gjithe po e kalojne fazen e nevojes per paisje. Klasa politike e Shqiperise eshte turpi i saj. Pas 30 vitesh nderrim sistemi, vazhdojne te dalin fotografi me lemoshat e skaduara qe u hedhin bota. Turp o faqezinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?