Gent Cakaj dhe liderët shqiptarë

Kronikë

Cakaj takim me krerët politikë shqiptarë në Maqedoni: Kontributi i Shqipërisë i patjetërsueshëm

18 Shtator 2020, 10:12| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 10:13

  • Share

Shqipëria mbetet një mbështetje e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë dhe një ndër temat kryesore të diskutimit gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj në vendin fqinj.

Ai u takua me liderët e partive politike shqiptare gjatë vizitës zyrtare në Shkup. Më konkretisht, Cakaj pati takime me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua roli i pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?