Gent Cakaj dhe Shqipërim Arifi

Cakaj takon kreun e Luginës Preshevës: Me punë e qëndrime të përbashkëta do të bëjmë më të mirën

10 Qershor 2020, 20:02| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 20:42

  • Share

Gjatë qëndrimit në Preshevë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Në një reagim në Facebook, mbi takimin e zhvilluar, Cakaj cilësoi se ndër të tjera, në takim, pjesë e diskutimit ishin edhe disa plane konkrete të përbashkëta në shërbim të forcimit politik të faktorit shqiptar dhe zhvillimit ekonomik e kulturor të qytetit.

“Natyrisht, takuam shumë qytetarë të vyer të Preshevës e vizituam qendra të ndryshme të rëndësisë së veçantë për zhvillimin afatgjatë të qytetit”, u shpreh Ministri në detyrë Cakaj në postim.

Gjithashtu, së bashku me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Ministri në detyrë Cakaj vëzhgoi edhe disa prej projekteve madhore në shërbim të ndryshimit e përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në Preshevë.

“S’është fare e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Sidoqoftë, me punë të përbashkët e qëndrime të bashkërenduara do ta bëjmë më të mirën për Preshevën, shqiptarët dhe Luginën në përgjithësi”, u shpreh  Cakaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?