Gent Cakaj dhe Miro Cerar

Politikë

Cakaj takon Cerar: Hapja e negociatave për Shqipërinë, peshë për thellimin e reformave në Rajon

15 Shkurt 2020, 10:27| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 10:28

  • Share

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar. 

Në diskutim, palët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë e veçantë të çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020. 

“Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi!”- u shpreh Cakaj në një postim në Facebook lidhur me takimin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?