Ministri Cakaj dhe Alexander Schallenberg

Politikë

Cakaj takon Ministrin e Jashtëm të Austrisë: E domosdoshme hapja e negociatave

10 Janar 2020, 13:04| Përditesimi: 10 Janar 2020, 13:06

  • Share

Gjatë qëndrimit në Vjenë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në takim u diskutua për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike.

Por jashtë temave të diskutimit nuk mbeti dhe procesi i integrimit.

 "Me ministrin Schallenberg biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE", shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Si Cakaj ashtu dhe ministri austriak Schallenberg, thanë edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?