Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

Cakaj telefonatë me homologun: Kanadaja mbështet propozimin e Ramës për dialog në Bjellorusi

21 Gusht 2020, 18:47| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 18:50

  • Share

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.

Në një reagim në facebook sa i përket telefonatës, Cakaj shprehu se me Champagne ndanë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.

“Shqipëria si Kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi.”- theksoi Cakaj në postim

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së. Më herët, pro propozimit të kryeministrit Edi Rama kanë dalë edhe SHBA me BE-në. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 21/08/2020 19:57

    Ku e katandisi MPJ me këtë fëmijë oj Shqipëri e mjera,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?