Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

Politikë

Cakaj u delegua ministër i Jashtëm, Sokol Dedja emërohet në postin e zëvëndësit

30 Janar 2019, 12:50| Përditesimi: 30 Janar 2019, 13:03

  • Share

Pasi kryeministri Edi Rama i delegoi kompetencat e tij të ministri të Jashtëm, Gent Cakajt, vendi i tij si zv.ministër mbeti vakant. (SHIKO KËTU)

Por në mbledhjem e sotme të qeverisë u vendos që vendin e Cakajt do ta zërë Sokol Dedja.

Dedja ka mbajtur postin e drejtorit për BE-në në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Presidenti Ilir Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie.

Pas mosdekretimit të Cakajt, kryeministri Edi Rama mori postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, duke ia deleguar më pas postin zv.ministrit Gent Cakaj. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?