Ministri Gent Cakaj

Cakaj zhvillon mbledhje virtuale me Eliot Engel: T'i jepet vëmendja e duhur Kosovës

28 Dhjetor 2020, 22:57| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 23:00

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një mbledhje virtuale me Kongresmenin Eliot Engel.

Siç theksoi edhe Kryediplomati Cakaj në një postim në Facebook, Kongresmeni Engel e siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t'i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve.

Engel gjithashtu pohoi se Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e tij. Cakaj më tej, shprehu mirënjohjen për çdo gjë që ka bërë deri më sot Kongresmeni, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviçit, deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

"Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time - kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtuale Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t'i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!

Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresme", shkruan Cakaj.

Komento

Komente

  • Genti i Kosovës: 29/12/2020 01:06

    Po kur del në fotografi, të paktën bëj një check ✔️ up të ambientit të mos dalin gjërat që tregon se sa ke lexuar

    Përgjigju
  • rety: 28/12/2020 23:21

    haaaaaa, po ky ca trapin eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?