Haki Çako, gjatë raportimit sot për zjarret, te Komisioni i Sigurisë

Çako te Komisioni i Sigurisë: Për këtë vit 1077 vatra zjarri dhe 43466 ha të dëmtuara! 98% nga dora njerëzore, qeveria do kalojë 1,5 mld lekë për kompensime dëmesh

17 Shtator, 14:08| Përditesimi: 17 Shtator, 14:19

  • Share

Viti që po mbyllet ka sjellë problematikë më serioze për autoritetet e Emergjencave Civile dhe institucionet e linjës, që kanë për detyrë menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Rezulton nga shifrat zyrtare të regjistruara, se deri tani zjarret kanë dëmtuar 43466 hektarë tokë me kullota, pyje, bimësi dhe ullishta e pemëtari, me 1077 vatra zjarri në total (mesatarja mbi 100 vatra zjarri çdo muaj, ose 3-4 në ditë). Nga këto, 98% të rasteve konfirmohet se “janë të shkaktuara nga dora e njeriut”.

Shifrat i publikoi sot (17 Shtator) drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, në seancën dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, për raportimin vjetor të veprimtarisë së institucionit të Drejtorisë së Emergjencave Civile për vitin 2023.

“Sa i takon ngjarjeve të rreziqeve natyrore të ndodhura për vitin 2023, janë raportuar gjithsej përmbytje minimale në nivel kombëtar, por ka pasur 544 vatra zjarri dhe lëkundje tërmeti”, u shpreh ai.

Kurse për hartën gjeografike të fenomeneve të zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore ai tha:

“Bashkitë më të prekura kanë rezultuar Vlora, Shkodra, Selenica, Fieri, Lushnja me një sipërfaqe totale të dëmtuar prej 4200 hektarësh”, u shpreh ai për shifrat e vitit të shkuar.

Çako theksoi se, “në menaxhimin e emergjencave të ndodhura për vitin 2023, janë angazhuar kapacitete në nivel qendror dhe vendor, në total 19 mijë forca operacionale, 2 543 mjete, përfshirë këtu edhe përdorimin e helikopterëve ‘Cougar’ të Forcave të Armatosura”.

Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, sipas tij, është aktivizuar në një rast gjatë viti 2023 në situatën e menaxhimit të zjarrit në Pishë Poro të Fierit.

Kurse vetë Shqipëria ofroi mbështetje operacionale të kërkim shpëtimit në partnerët tanë në Turqi, gjatë periudhës shkurt 2023 në tërmetin e rënë, si dhe gjithashtu në Greqi për shuarjen e zjarreve në zonën e Aleksandropulis në gusht të 2023, përmes një misioni që zgjati 15 ditë.

“Kurse viti 2024 paraqet një situatë shumë serioze të zjarreve masive ku sipërfaqja e dëmtuar rezulton të jetë 43 466 hektarë me 1077 vatra zjarri, me 98% të rasteve të shkaktuara nga dora e njeriut”, tha drejtori i EC.

Kjo ka kërkuar angazhimin e 27 880 forcave operacionale dhe 2 635 mjeteve të angazhuara.

“Gjatë këtij viti është aktivizuar 4 herë mekanizimi Evropian i Mbrojtjes Civile në rastin e menaxhimit të zjarreve në Dropull, në Vlorë, në Lezhë, respektivisht me kontributin e partnerëve tanë të qeverisë greke, italiane dhe rumune”, tha Çako.

Çako nënvizoi edhe procesin e kompensimit të dëmeve.

“Humbjet apo dëmet e shkaktuara ndër vite janë një përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe ato tashmë janë marrë në konsideratë dhe mbi bazën e aktit normativ, i cili është kaluar këto ditë, qeveria ka marrë në konsideratë një debi të konsiderueshme për kompensimin e qytetarëve në nivel kombëtar dhe 1.5 miliardë lekë do të kalojnë shumë shpejt për të kompensuar të gjithë trashëgiminë që buron nga detyrimi i ligjit 45, për mbrojtjen civile dhe të gjitha fatkeqësitë”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj u shpreh se është pozitive që gjatë vitit 2023 janë kaluar 5 VKM, të cilat ai i konsideroi si nisma pozitive për punën e Emergjencave Civile. Më tej, ai foli lidhur me tërmetin e 2019-ës, duke u shprehur se vendi ynë u gjet i papërgatitur.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/09/2024 04:13

    Pse duhet t'i kompensoje shteti ato qe jane vene nga dora e njeriut,shteti i vuri ato zjarre?! Ata qe vune zjarret,ata te konpensojne te demtuarit,vetem keshtu vene mend keta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?