Avokati Kujtim Cakrani mendon se ish gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo janë gjykuar dhe dënuar një herë, prandaj nuk mund të ketë ridënim pasi nuk e lejon kodi i procedurës penale, rëndimin e pozicionit të një të dënuari.
Ndërsa Romeo Kara thekson se janë vrarë 4 bijë nënash, teksa u gjuajt ndaj njërit prej tyre kur po largohej për të dhënë mesazhin që pushteti i Berishës nuk preket.
Cakrani: Ai që ka qëlluar është dënuar. Qoftë Ndrea Prendi, qoftë Agim Llupo. Nuk e lejon kodi ta rihetojmë dhe të ridënohet. Ndrea Prendi e mori përsipër e ka kryer dënimin. Dhe zoti Llupo e ka marrë përsipër dhe është dënuar. Ka një gjykim, hetim dhe një dënim për këta. E trajtojmë sikur nuk janë dënuar. Ka qenë edhe drejtuesi i grupit të zjarrit që është kryetar bashkie. Janë bërë ca hetime, janë bërë ca dënime. Nuk ja rëndon më pozicionin nuk e lejon kushtetuta. Jam kundër rrymës jakobiniste ndaj kujto qoftë. Jam për shtetin e së drejtës. Të marri përgjegjësinë mbi bazën e shtetit të së drejtës.
Kara: Janë gjykuar në atë kohë për ato prova që janë gjendur. Dhe morën një dënim si fletë lavdërimi. Janë vrarë 4 bijë nënash. Ky i fundit ishte duke u tërhequr. Gjuajtje për mesazh që pushteti im nuk preket. Edhe ai gardisti kryetar bashkie, të marri dënimin. Edhe palët e tjera që organizuan protestën të marrin dënimin. Por kur Berisha thoshte 4 snajpera, edhe ajo do merret pjesë. Pse u frymëzuan këto njerëz. Duhet parë roli i çdo personi.
Lajmi kryesor:
Audiokaseta e 21 janarit/ Kara: Vrasjet ndodhën për karrigen e Berishës! Cakrani: Nuk besoj se do ketë akuzë, ata persona janë dënuar një herë
G.K//ReportTv.al