Programacion

E Premte
20
Maj
E Shtunë
21
Maj
E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
Lifestyle

Çakrrat dhe shenjat e energjisë së fortë tek njerezit, ‘znj.Beti’: nëse arrini t’i kuptoni do të ndryshojnë shumë gjëra në jetën tuaj

27 Janar, 14:00| Përditesimi: 27 Janar, 14:11

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv, zn.Beti foli për energjinë e vendosur në trupin e çdo njeriu dhe ndihmën e funksionin që ajo ka për çdo njeri.  Por çilat janë këto çakra dhe si janë të vendosura në trupin tonë?

“Janë vatra që përdoren si mekanizma që sjellin energji nga universi mund t’i quajmë edhe vorbulla. Janë të ndara në grupe, janë 7 dhe ka lidhje universi dhe e sjell energjinë përmes 7 planeteve. Çakrra e parë është ajo që lidhet me shumimin edhe atë e zotëron hëna si planet dhe merr pjesën nga kërthiza e poshtë. Çakra e dytë pleksusi diellor  që ëshë në qendër jep energji, forçë dhe dominon mbi të gjitha çakrat e tjera. Pastaj eçim më lartë kemi stomakun, që lidhet me planetin Mars është një organizator i mirë, më lartë është çakrra e mërkurit që ka të bëjë me çakrrën e artikulimit. Kemi dy çakrra, asara që lidhet me universin, është çakrra e shtatë dhe dominon universin, thith të gjitha dijet dhe në të njëjtën kohë kemi tek shikimi dhe dëgjimi që është tek çakrra e syrit” tha ajo.

Por çfarë ndodh nëse njëra nga çakrrat e ndodhura në trupin e njeriut nuk funksionin si duhet?

“Në funksion të njëra-tjetrës krijojnë shqetësime, natyrisht kur vjen puna tek mendimi dhe tek sinjalet që marrim nga çakra që është universale me força të ndryshme, këtu kemi të bëjmë me një lloj talenti ose dhuntie që mund të kenë njerëz të veçantë që këto çakrra janë në funksion të herëpashershëm. Këto janë persona që janë vizionarë  në një largpamësi që sjellin të gjithë shkençat e tjera, pastaj kemi pjesë të tjera të ëndrrës që hyjnë në të përditshme që janë grupuar në simbole” shpjeoi znj.Beti.

Çakrrat mund të kenë edhe ngjyra dhe mund të hapen dhe të mbyllen, por se si arrihen janë të shumta sipas znj.Beti.

Ngjyrat janë të ndryshme, çakrra superiore që lidhet me dijet është ngjyra lejla e saj . Ato hapen gradualisht mbi ndjeshmërinë që kemi dhe hapen gradualisht mbi ato që ne luftojmë për to.Nëse kemi lindur me një dëshirë për të bërë diçka ajo hapet në atë poziçon dhe të jep atë mundësi që ti të kesh ato ndjesi. Të gjitha vizionet, vegimet, ëndrrat vijnë në kohën kur flemë, lidhen shumë me meditimin dhe shumë vende e kanë të natyrshëm ta bëjnë” theksoi ajo.

Ndërsa znj.Beti tha se çakrrat kanë edhe lidhjet e tyre me ëndrrat që shohim gjatë natës, vegimet dhe meditimin.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?