Ish-kreu i PD Arben Ndoji është shprehur i zhgënjyer me emrat e drejtuesve të rinj politikë të PD-së. Në Lezhë u caktua Agron Gjekmarkaj, ndërsa sipas Ndojit, Rithemelimi u katandis në riciklim.
‘Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD konfirmoi përfundimisht se Rithemelimi i PD, të cilin me aq pasion e mbështetëm prej shtatorit 2021 u transformua në një farsë.
Rithemelimi u katandis në Riciklim!
Nga sot deklarohem publikisht se nuk do pranoj kurrë që njerëz të pabesë të bëjnë marrëveshje të pista në emrin tim!
Respekt për demokratët e Lezhës!’- shkruan Ndoji.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës
M.Q./ReportTv.al