Besiana Kadare, vazja e Ismail Kadares, është përzgjedhur si zëvëndës presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75 të saj. Një lajm mjaft pozitiv për Shqipërinë e cila në këtë sesion do të përfaqësohet nga vajza e shkrimtarit të njohur edhe ndërkombëtarisht, e cila më herët ka shërbyer si sekretare e parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, në vitet 2002-2005.
Më pas ajo u kthyer në Shqipëri për të punuar në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Në 2008 Besiana do të shërbente në ambasadën e Shqipërisë në Francë, ndërsa nga 2011-20016 ajo ishte Ambasadore e Shqipërisë dhe delegate e përhershme në organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore në Kombet e Bashkuara (UNESCO), në Paris.
Vetë Besiana për përzgjedhjen në këtë post të rëndësishëm në rrjetet sociale shkroi: "Krenare të njoftoi se Shqipëria është zgjedhur si zëvendës/presidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendës/presidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme."
Nëpërmjet një reagimi në facebook Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përshëndetur marrjen e postit të lartë të Zv/Presidentit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga Shqipëria.
“Zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë institucional dëshmon fare qartë praninë në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB. Përderisa këtë detyrë do ta kryejmë me përgjegjësi të plotë, ne po vazhdojmë angazhimin për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.”- theksoi Cakaj në postim.
Gjithashtu, Cakaj i uroi suksese Ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, në këtë detyrë, që sipas Kryediplomatit është sa sfiduese, aq edhe e rëndësishme për Shqipërinë e jo vetëm.
Gramoz Ruçi, kryetari i kryesise se Kuvendit, ka uruar Besiana Kadaren, vajzën e Ismail Kadares, për zgjedhjen si zëvendës presidente në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ruçi thotë se përzgjedhja e Besianës është një sukses kombëtar dhe politik.
“Zgjedhja juaj si Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë, në detyrën e lartë të Zëvëndëspresidentes së Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një sukses kombëtar dhe politik. Uroj ta kryeni me sukses këtë mision dhe ta përdorni maksimalisht këtë mundësi për të lartësuar emrin, dinjitetin dhe kontributin e atdheut tonë në arenën ndërkombëtare,”- shkruan kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar pas zgjedhjes së Besianës, vazjës së Ismail Kadaresë, si zëvendës/presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ambasadorja ka shpërndarë në njoftim të Besianës ku njofton se është zgjedhur dhe është krenare për postin në OKB dhe shkruan: "Urime Besiana Kadare si e përzgjedhura e Shqipërisë në këtë post të rëndësishëm."
Për këtë arritje të fundit ka shkruar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili me anë të një shënimi në rrjetet sociale thotë se caktimi i Shqipërisë për të mbajtur këtë sesion dhe zgjedhja e Besianës për të ushtruar këtë detyrë është një mundësi shumë e mirë e përfaqësimit të vendit në mënyrë sa më dinjitoze në këtë organizatë.
"Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.
Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë,"-shkruan Meta.
O zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe vete besiana ne okb te lutem me thuj pse sillesh kaq keq me shqiptaret..tmerr
PërgjigjuCdo gje fasade edhe ne portat anembane globit ngaqe rekomandimi do vejme kete pomvaret cfare marreveshje eshte marre per dicka te rendesishme ne kembim truall mineral Apo fabrika e cimentos ne kruje... Hahahahah cdo gje fasade genjeshter edhe show. Urime bukuroshe edhe ne te mire te ketij populli mjeran ku jam pjese edhe un edhe ju...
Per kete fytyr qenen Kadare i mxiu jeten birit te botes deri sa r cmendi..,Ismaili mind te jete shkrimtar i madh por si njeri eshte shume i vogel... ndaj dhe kur vjen puna per Nobelin sja fut njeri ne pordhe...!!....
PërgjigjuUrte e bute e plot tiganin... edhe Moli i famshem qenka zhvirgjeruar....te gjithe derrat nje turi kane...edhe Ismaili derr ne llojine vete eshte... derr i ushqyer me plehrat e komunizmit...
PërgjigjuDo ishte me mire o kumandar te vinin ty se ke experience ne politike hajdutllik dhe mashtrim Dhe Venecia do krenohej se Komunisti u be super/demokrat mbas FLORIRIT
PërgjigjuKeto pune detyrimisht Besiana dhe shoqet dhe shoket e Besianes do ti bejne , sepse ne , pra populli i thjesht , edhe me teje , nuk mundemi , nuk kemi njohien e duhur , nukse kemi ndergjegjen e duhur politike . Prandaj , keto pune kryhen , nepermjet te zgjedhurve apo perfaqesuasve tane .
Përgjigjudhe thoni qe do behet ky vend, ja prap femijet e ishave po na udheheqin. Po i marrin nga jashte qe nuk cajne dot e i bejne politikane ketu
PërgjigjuKjo ka merite qe i ka nekur babai vet mamane praktikisht.Nuk eshte vend per fukarain ky i joni or shok.Oligarkit keto simptoma kane nuk kane brinj ne balle
Ehhuuu,pse injorantë anonimë si puna jote do bëhen diplomatë? Sigurisht intelektualët dhe fëmijët e tyre duhen zgjedhur për të na çuar drejt perëndimit,se shpellaristët injorantë të Saliut të vetmen arritje kanë anëtarësimin në organizatën islamike!!!