TIRANË - Report Tv mëson emrat e dy prokurorëve të Dibrës që tashmë kanë në dorë dosjen "184".
Nga sot prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli kanë nisur punën me dosjen voluminoze në kuadër të korrupsionit zgjedhor. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se dy prokurorët janë caktuar pa short, dhe zgjedhjen e tyre e ka bërë drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës.
Dosja "184" me përgjime dhe akte të cilat htuan korrupsionin në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në 2016-ën në Bashkinë e Dibrës, nga Krimet e Rënda u transferua në Dibër.
Ndërsa këtë të hënë kryeprokurorja Arta Marku ka riçelur garën mes prokurorëve për t'u bërë anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Aty ku pas shkarkimit të Gentian Osmanit është krijuar vakanca dhe aktualisht KLP funksionon me 11 anëtarë.