Sport

Caktohet data dhe ora e Superkupës së Italisë, këtë vit në stadium edhe femrat

5 Nëntor 2019, 18:52| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 18:57

  • Share

Është caktuar më në fund edhe zyrtarisht data e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Lazio-s. Ajo do të luhet në Riad të Arabisë Saudite më 22 dhjetor në orën 17:45. Stadiumi pritës I ndeshjes ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh dhe ndeshja do të transmetohet nga Rai. Ndryshe nga herët e tjera këtë vit sfidën në stadium do të ketë mundësinë ta ndjekin edhe femrat.

Deri vitin e kaluar ishte e ndaluar që gratë në Arabinë Saudite të ndiqnin ndeshjet në stadium. Gjithsesi ky nuk është përparimi i vetëm pasi tani gratë që hyjnë në këtë vend nuk do të jenë të detyruar të mbajnë shami.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?