Një superpërballje e peshave të rënda është në horizont. Stafet e boksierëve kampion në federata të ndryshme, Tyson Fury e Oleksandr Usyk, kanë konfirmuar sot se kanë arritur marrëveshjen për të zhvilluar duelin e madh të unifikimit të titujve.
Siç ishte thënë edhe më herët data do jetë 29 prill, në stadiumin ‘Ëembley’ të Londrës. Marrëveshja është arritur në afatet e fundit kohore, me Fury që do të marrë 70% të të ardhura, ndërsa Usyk vetëm 30%. Gjithsesi, ukrainasi ka konfirmuar se britaniku do të dhurojë 1 milionë stërlina për luftën në Ukrainë, si pjesë e marrëveshjes. Sfida pritet të zhvillohet në prani të 95 mijë shikuesve.
Megjithatë konfirmimi zyrtar ende nuk ka mbërritur, pasi mungon firma në kontratë. Por do jetë shumë e vështirë që stafet e boksierëve të dalin nga fjala e dhënë për shkak edhe të kushteve financiare që kanë pranuar. ËBA ka konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe se palët do të zbardhin së shpejti detajet.
Të dy boksierët janë të pamposhtur, me Usyk (20 fitore, 0 humbje) që mban titujt e kategorive IBF, ËBA e ËBO. Ndërsa Fury, 33 fitore e 1 barazim, mban titullin e kategorisë ËBC. Britaniku kishte vendosur kusht ndarjen e të ardhurave 70-30 në favor të tij, që u pranua nga Usyk, që kërkoi në këmbim dhurimin nga ana e Fury për Ukrainën.