Caktohet data e Asamblesë së Përgjithshme, FSHF: Mbedhja do mbahet ndryshe nga çdo vit tjetër

27 Prill 2020, 16:21| Përditesimi: 27 Prill 2020, 16:26

  • Share

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi sotën datën se kur do të mbliedhet Asambleja e Përgjithshme, në të cilën merren vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit në vend. Federata shqiptare përveç datës njoftoi se kjo asamble do të zhvillohet në kushte te pazakonta, siç dihet tashmë prej koronavirusit.

Sot FSHF ka shkruar: “U zhvillua ditën e sotme mbledhja e rradhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë.

Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në futbollin shqiptar nga Covid-19 dhe përshëndeti punën e kryer deri më tani nga Federata futbollit. Një nga pikat e rendit të ditës ishte përcaktimi i datës së re të Asambles së Përgjithshme 2020, Asamble e cila do të zhvillohet më datë 11 Maj nëpërmjet video-konferencës me platformën Microsoft Teams. Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për ta zhvilluar atë normalisht si çdo vit tjetër.

Në këtë mbledhje u miratuan të gjithë materialet që do ti dërgohen anëtarëve një javë para zhvillimit të Asambles.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dardan: 29/04/2020 13:12

    pallovshat e federates

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?