Kryesia e Kuvendit

Dje u miratua në Kuvend, mblidhet të hënën komisioni hetimor për 2 koncesionet në Shëndetësi, sterilizimin e Check-up

22 Mars, 17:31| Përditesimi: 22 Mars, 18:32

  • Share

Tirane- Caktohet data se kur do të jetë mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi"

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi informon se mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi" do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit” thuhet në vendimin e kryetares Vokshi.

Kuvendi miratoi më 21 mars 2024 ngritjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë me 95  kartonë jeshilë. 71 ishin të socialistëve ndërsa 24 të deputetëve të Rithemelimit, ndërsa u dallua një abstenim, ai e socialistit Erion Braçe.

Abstenimin ndaj komisionit hetimor për PPP në Shëndetësi, deputeti Braçe për Report Tv e argumentoi me faktin se Berisha kërkon të deligjitimojë SPAK. Për tërheqjen e Rithemelimit nga hetimi i hemodializës e laboratorëve spitalorë të lidhura me Spitalin Amerikan dhe biznesmenin Allajbeu, Braçe thotë se Berisha po mbron klientin e tij.

Komisioni ka në përbërje 15 anëtarë. Kryetari dhe 6 anëtarë janë të Rithemelimit ndërsa 8 janë të PS dhe ka një afat kohor prej 4 muajsh. 

Perberja 
  1- Albana Vokshi Kryetar PD
  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
  4- Milva Ekonomi Anëtar PS
  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
  6- Ilir Metaj Anëtar PS  
  7- Edona Bilali Anëtar PS
  8- Petro Koçi Anëtar PS
  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?