Këshilli Kombëtar i PD-së

Politikë

Caktohet data/ Më 1 mars PD zhvillon primaret për listën e kandidatëve të deputetëve për zgjedhjet e 11 majit

12 Shkurt, 16:25| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:29

  • Share

TIRANË - Primaret në Partinë Demokratike që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë të PD do të mbahen më 1 mars.

Ato do të zhvillohen në rang qarku dhe çdo anëtar mund të zgjedhë vetëm një emër. Përzgjedhja do të bëhet përmes një sërë kriteresh, që është pragu, në varësi të kontributit politik për ata që do të garojnë në primare (në rastin e deputetëve që do futen në primare kontributi në parlament).

Rregullorja përcakton që drejtuesit e qarqeve nuk do të futen në primare. Rregullorja do të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot pasdite.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?