Trajneri i Çekisë Petr Hasek

Rivalë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri i Çekisë nuk fshihet: Dua vendin e parë në grup

9 Shkurt, 11:16| Përditesimi: 9 Shkurt, 11:28

  • Share

Janë mësuar datat dhe oraret e ndeshjeve të kombëtares në Ligën e Kombeve pas shortit të hedhur të enjten ku kuqezinjtë janë në grupin 1 të Ligës B, bashkë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë do ti nisin ndeshjet në transfertë me datë 7 shtator kundër Ukrainës në orën 20:45, ndërsa ende nuk dihet saktësisht stadium se ku do luhet kjo ndeshje. Për shkak të luftës Ukraina i ka luajtur përballjet e saj në fushë asnjëanëse, por deri në shtator asgjë s’dihet me siguri. Ndërkohë kuqezinjtë vetëm tre ditë pas asaj përballje do presin në Tiranë Gjorgjinë, ndërsa më poshtë është edhe kalendari i plotë.

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji      20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri              20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri       18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki               20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë        20:45

Ndërkohë përveç Sylvinhos shortin e kanë komentuar edhe trajnerët e përfaqësueseve të tjera që janë në grup. Trajneri i ri i Çekisë, përfaqësueses që kuqezinjtë e mundën 3-0 në kualifikueset e Europianit, ka qenë më i drejtpërdrejtë pas shortit.

“Nuk do merrem duke bërë llogaritë, por dua të them se qëllimi ynë është i qartë. Në fund të edicionit duam të sigurojmë ngjitjen në Ligën A. Grupi është i balancuar dhe nuk do ndryshojnë shumë skuadrat që do kemi përballë. Do jetë luftë sportive në çdo ndeshje,”-u shpreh Ivan Hasek, trajneri i Çekisë.

Ndërkohë Ukraina, që në mars do ketë play-off në Ligën e Kombeve për të siguruar një biletë në Europian, pret gjithashtu përballje mes të barabartëve.

“Nuk kisha asnjë preferencë nga shorti, por dua të them se do ketë një luftë të ashpër në grupin tonë. Shqipëria po tregon një futboll solid dhe ndaj është kualifikuar në Europian, ashtu si Çekia,"-tha Serhii Rebrov, trajner i Ukrainës.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?