Olta Xhaçka me gjeneralët

Caktohet komandanti i ri i Forcave Tokësore, Xhaçka: Stafeta i kaloi gjeneralit Arben Kingji

12 Tetor 2020, 18:13| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 18:23

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka lajmëruar se nga dita e sotme Forcat Tokësore do të kenë një komandant të ri. Stafeta kaloi nga gjeneral brigade Albert Mullai tek gjeneral brigade Arben Kingji.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka i ka uruar suksese gjeneralit Kingji për të vazhduar më tej punën e paraardhësit të tij.

"Forca Tokësore do te ketë nga sot një komandant të ri ndërsa stafeta kaloi nga gjeneral brigade Albert Mullai tek gjeneral brigade Arben Kingji. Me besimin se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot, i uroj atij punë të mbarë dhe gjeneral Mullait suksese në detyrat e tjera.

Trajtimi financiar, kompletimi me pajisje individuale të standardizuara të ushtarit, apo certifikimi nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë dhe Kompanisë së Dytë të Batalionit Komando janë disa prej arritjeve të 3 viteve të fundit në Forcën Tokësore, të cilat po i paraprijnë të tjera reformave, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura", shkruan Xhaçka.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?