'Calavera bashkëpunëtore e Ramës'/ Varhelyi-Berishës: Kam besim te stafi im! Reforma në Drejtësi të vijojë pavarësisht presioneve

21 Dhjetor 2020, 19:23| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 22:58

  • Share

TIRANË- Pas akuzave të mbërritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, se shefja e ONM Genoveva Calavera është bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi. 

Varhelyi shprehet se ka besim të plotë te Calavera e ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe se akuzat e mbërritura ndaj tyre si të njëanshëm, janë krejtësisht të pavërteta. Për Komisionerin, ky është një formë "presioni" ndaj Reformës në Drejtësi, e për këtë arsye ka bërë thirrje që ky proces i rëndësishëm duhet të vijojë përpara pavarësisht sulmeve.

"Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të devijojë ose të ngadalsohet, pavarësisht presioni", shkruan Várhelyi.

Postimi i Komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi

Kjo deklaratë vjen si një përgjigje ndaj ish- kryeministrit Berisha, i cili pak ditë më parë referuar një artikulli të publikuar nga 'New Europe' ku shkruhet se Calavera- si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama i ka kërkuar Komisionit të Venecias të mos shqyrtojë Kodin Zgjedhor, edhe pse kjo kërkesë nuk iu mor parasysh. Nisur nga kjo, ish-kryeministri duke cilësuar "ndrikull", thotë se ajo duhet të largohet nga detyra dhe BE-ja duhet të nisë hetimet për lidhjet e saj me kryeministrin Rama.

Deklarata e ish- kryeministri Sali Berisha
Skandal i ri nderkombetar i Edvin Droges! Parate e tij te droges bejne kerdine. Zbulohet segment tjeter i rrjetit te strukturuar mafioz Tirane-Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katerfishin e çmimit per meter katror rezidencen e delegacionit te BE ne Tirane del dhe Ndrikull Calavera bashkepuntore Edvin Droges. Ajo, sipas mediave te mire informuara te Brukselit, ne nje akt te paster korruptiv per llogari dhe me kerkese te Edvin Hajdutit dhe ne kundershtim flagrant me qendrimet zyrtare publike te zyrtareve me te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytezuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit te Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor.

Nderkohe qe zyrtaret me te larte te Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe te Bundestagut benin thirrje publike Edvin Droges qe te mos votoje ndryshimet ne kodin elektoral por te prese mendimin e Komisionit te Venecias per keto ndryshime. Rikujtoj ketu se Calavera, drejtoreshe per Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton grupin nderkombetar te monitorimit te procesit te vetingut, proces per te cilin flitet se paguhen shuma marramendese parash te zeza.

Miq, fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato te Komisionerit per Zgjerim as dhe kryetarit te AFET-it te Parlamentit Europian citohen ne fjalimet e Edvin Kristaq Droges si direktiva apo kerkesa te Komisionit Europian per Shqiperine. E pershendes Komisionin e Venecias per refuzimin e kerkses korruptive te Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kesaj kerkese ne media.

I bej thirrje Komisionit Europian ne perputhje me standartet e tij etike ta hetoje dhe largoje Zonjen Calavera nga detyra qe mban dhe te hetoje lidhjet e saj toksike per detyren qe mban me Edvin Drogen. Ketu me poshte keni artikullin e te perditshmes se Brukselit “New Europe” kushtuar problemeve te mesiperme qe mund te lexoni sipas deshires. sb Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Evropian apo thjesht flirtimi me cubin e Ballkanit, Edi Rama?

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 22/12/2020 08:06

    Vodhet , shkaterruat drejtesine e tani beni sikur doni ta reformoni . Po ketu jeshet zoterinj te huaj , pse s'reaguat qysh ne fillim qe drejtesia , dhe te gjitha institucionet e shtetit te mos degjeneronin . Perse mbas heshtejes dhe perkrahies qe i jepnit institucioneve te shtetit se punet ecnin ne drejtimin e duhur ; pa prit vut re se po shkaterroheshin institucionet , qe nga drejtesia e me radhe . Po pse pas lavderimeve qe i lishonit pa kufi institucioneve , forma , me te cilen i dhat doren e fundit shkaterrimit te tyre . Me ne fund u kujtuat ti reformoni , duke hedhur me qindera milion evro ne gropen e zeze te quajtur , reformim ;, te gjitha keto ne kurriz te popullit , qe s'pa kurr nje dite te bardhe . Per punet tuaja , te llogaritura -me qellin - keq , beni sikur ju digjet shpirti per punet tona , duke i xhvatur ketij populli dhjeteramijera evro rroga nga djersa e popullit , dhe akoma s'keni mbaruar pune , se paku me nje institucion te drejtesise . Po nese s'do ta kishim Sali Berishen , kujt do ti referoheshit , per te justifikuar dobesite e punes tuaj ; apo mungeses se deshires tuaj , per ta mbaruar kete pune . E kush ju beson se na qenka nje S Berisha , qe pengan edhe BE-ne e gjithe institucionet e saj , per te mos bere punet e tyre . Per sa kohe ju shkon marrezia , c'ju duhet mencuria .

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 21/12/2020 23:18

    U lodha duke thene qe Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak dhe ti hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
    • POLICAN/GOLLOBORDA: 22/12/2020 07:44

      Shprehja duhet te fuqi morale dhe jo inacore BERISHA madheshti nuk ka shqiptare te ditun te mbajemente historine ne codo aspect te 108 jete SHQIPNIS cecomebicak por je bicakpaceco f*** of

  • Sala: 21/12/2020 22:23

    Varhelyi eshte komunist, ai ka qene ne byrone e Enverit, une Sala si mjek qe ka bere betimin e mjekut, vertete e kam mjekuar por i detyruar nga morali. I kam shetitur me varke niperat e Enverit, por i detyruar me detyren e shpetuesit ne rast mbytje, se notar 1-sh, e dini, ama duart gjak nga rremat, ehhh sa kam vuajtur. Per sekretar te PPSh- s? I detyruar patjeter, me gomar nga Vici ne shkolle me cuan se ka patur dhe burra te mire... , por keta Amerikane e kjo BE e sotme jane jo komunista po bolshevike. Hidhni nje sy nga Putin e Kina , se po ecin mire me demokracine e kapitalizmin !

    Përgjigju
  • Coli: 21/12/2020 22:23

    O debatiksa, gazeta “New Europe” ka shkruar. Apo fajin e ka Saliu si gjithmonë?! Hidhini një sy atij shkrimit te “New Europe”. Ka një akuzë të fortë. Dhe lërini pelivanlleqet me Sali Berisha se shërbejnë vetëm për të fshehur problemet e rënda të Shqipërisë. Jeni shqiptar a ç’dreq jeni?! Palo gazetar! Mirë që e keni lepurin në bark e nuk jua mban të shkruani të vërtetën, por me kodoshllëqe çensuroni edhe ata të huaj që shkruajnë. Turp

    Përgjigju
  • Ehuu: 21/12/2020 20:39

    Nje 75 vjecar tall menderen me te tere. Spaska burre me me kellqe se ky

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/12/2020 19:58

    Sulmi verbal i stalinistit te fundit shqiptar lindur ne Viçidol te Tropojes eshte presion i hapur kunder interesave kombetare te Shqipërise dhe ne mbrojtje te pasurise vjedhur e grabitur nga politikanet e degjeneruar 30 vjeçare te Shqipërisë pa dallim pozite-opozite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?