Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se Bashkimi Europian qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e reformave për t'u integruar në BE.
Calavera me anë të një postimi në rrjete sociale, theksoi se fokusi mbetet në rrugën e reformave pavarësisht vështirësive si pandemia e COVID-19 apo tërmeti.
“E kënaqur që çel Komitetin e 11-të të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë dhe që shikoj kaq pjesëmarrje të mirë nga të dy palët. Ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin e vitit të kaluar dhe COVID-19, por fokusi mbetet tek rruga e reformave: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e tyre!”, shprehet Calavera.
po hik mi, e mbarobe minsionin e sorrosit ne shqiperi ti, i more leket dhe e kenaqe reformen ne drejtesi
Përgjigju