TIRANE-Pas debateve të shumta për reformën në drejtësi dhe deklaratave të forta të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila foli për marrëveshje të fshehta për të sabotuar këtë reformë ka ardhur edhe reagimi i parë i shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera. Sipas saj, reforma në drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme, duke theksuar zbatimi i kësaj reforme duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë.
E vetëdijshme se kjo reformë është e vështirë dhe me ndikim në interesat personale, Calavera u shpreh se do të do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Shefja e ONM-së, ashtu si SHBA pozicionohet kundër ndërhyrjes te reforma në drejtësi, kur shprehet se nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese.
Sa i përket pezullimit të anëtarit të KPA-së, Luan Daci i cili kishte fshehur shkarkimin për paaftësi në vitin 1997, Calavera thekson se pezullimi i tij është shenjë që sistemi po funksionon dhe jo një justifikim për të sulmuar Reformën në Drejtësi. Lidhur me rastin e Luan Dacit, Calavera justifikon vëzhguesit ndërkombëtarë që e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetingut, kur shprehet se është bërë bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj.
Deklarata e saj vjen pas debatit të hapur së fundi për propozimin e presidentit Meta për ndryshime në reformën në drejtësi. Presidenti Ilir Meta kërkon ngritjen e Këshillit Politik për ndryshimet ligjore në Reformën në Drejtësi, duke i hequr kompetencat parlamentit dhe gjithçka të vendoset në mënyrë politike. Kjo solli akuzat e forta një ditë më parë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së.
Shkrimi i plotë
Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë
Nga Genoveva Ruiz Calavera
Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)
Pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe vërtet të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!
Kjo reformë u miratua nga Parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike. Ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personale dhe se, për shkak të kompleksitetit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Megjithatë, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë.
Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit evropian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh. Procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19 në seancat shqyrtuese. Emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore. Organet e reja të specializuara në fushën e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të funksionojnë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur këtë muaj edhe tre prokurorë të tjerë të Zyrës së Prokurorisë Speciale, duke plotësuar 12 nga 15 pozicionet ekzistuese. Këto rezultate të rëndësishme duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen.
Hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive.
Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast.
Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të këtij hetimi dhe përcjelljen në Gjykatë, është pikërisht në këto raste të vështira që një sistem i pavarur drejtësie vihet në provë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, madje as anëtarët e organeve të vetingut. Kjo është merita e vërtetë dhe vlera e shtuar e një gjyqësori që funksionon në një shoqëri demokratike të bazuar në sundimin e ligjit, çka konfirmon se qytetarët tashmë kanë strukturat e duhura në mënyrë që pretendimet për korrupsion ose sjellje të pahijshme të mund të hetohen siç duhet.
Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës gjyqësore do të jetë kyç. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese.
Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë. Këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. BE-ja është e përkushtuar fort për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit evropian.
*Titulli redaksional
Titulli origjinal: Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë thirrje se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë implementimin e saj më shumë se kurrë duke hedhur poshtë çdo aludim të ndërhyrjes së saj. Duke shpërndarë një shkrim të shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, për reformën në drejtësi, edhe ambasadori Soreca bën të qartë se kjo reformë nuk duhet minuar, por zbatimi i kësaj reforme duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë.
"Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë" ka shkruar Soreca në twitter.
kush eshte kjo qe flet ne emere te popullit shqiptre , vetm partiae punese flsite dikur ne emer te popullit, qe thonte je i arrestuar ne emere te popullit , populli flinte gjume . ka te drejte kalavere se po te prishet vetingu i iki shume euro nga xhepi ,
PërgjigjuCalavera jep doreheqjen bashke me Dacin e KPA. Boll perfitove rroge te majme ne kurriz te shqiptareve
PërgjigjuTe gjithe juve pro reformes tek selia e PS flini besoj ... a pika reforme me kisa partish
PërgjigjuReforma ne drejtesi eshte dhe do te jete e pakthyeshme!
PërgjigjuNe momentin qe ligji do jete i barabarte per te gjithe, per te paret antaret e KPA dhe KPK te cilet nuk plotesojne kriteret per te qene pjese e atyre organeve, atehere reforma nuk do minohet dhe do rifitoje prape besimin e publikut..... per sa kohe nuk pranoni gabimet qe bete qofte dhe pa dashje ne emerimin e personave jo te afte dhe qe splotesojne as kriteret minimale per te bere vetingun e gjyqtareve, nqse nuk merrni masa ndaj tyre por i mbeshtesni eshte 100% e sigurte qe kauza e reformes ne drejtesi ka rene .... sa me shume kohe te kaloje drejt 0 do shkoje besimi per kete reforme. Eshte koha e duhur per te korrigjuar gabimet qe jane bere me antaret qe jane emeruar ne kpk ne kundershtim me ligjin e qe splotesojne kriteret e vendosura me ligj. Kur ligji nuk zbatohet per ta cte presin njerezit e thjeshte.
PërgjigjuE drejte ajo qe thuhet nga Ju, bamiresi, nese llogjikojme interesin e vendeve tuaja, por nje shembull i “naivitetit” Tuaj ne lidhje me politiken shqiptare. Mendoni se ky rast nuk eshte ditur?!, mendoni se se raste si ky nuk ka?! Jo e dashur, keto jane “gurer” nen menge te politikes shqiptare, nje nga pengesat e radhes se reformes, do kete te tjere reuges. “Gjinat” i kane sherbyer per 30 vjet tashme ketij sistemi, (Ps, Pd e Turli), do kete te tjera “strekembesha”! Ju jeni ato qe mund te vendosni Kushtet, qe do te thote : Heqje Vissa, Fondesh, Mbulimi buxheti”, dhe te gjitha palet le te jetojne , apo tu thone popullit “Jemi ne bllokade”! Assnje politikan mos kaloi kufirin e Shtezeve Demokratike te Aleances NATO, as femij e as qen!!!!
PërgjigjuPo creforme zeza moj qe te vjedhesh leket ti e te caplesh jetet e njerezve pa te drejte e ta katandisesh vendin qe te ikin njerezit nga Shqiperia. Sapo vute kemben ju sorosianet e qelbur iku rinia nga vendi.
PërgjigjuNe endrra i shikon arritjet ti moj zonje. Se je kthyer ne mbrojtese e xhelateve komuniste e po heq nga puna magjistrate te shkeqyer qe kane dhene konkurse
PërgjigjuKrye hajdute xhepash kane qene keta qe u hoqen e po hiqen, se nuk e dime ne njerezit e thjeshte. Nese je ish gjyqtar ose familjar i afert i tij e dini shume mire se cfare demesh te medha keni bere ne vite ne kurriz te shqiptarit
Po te kishte arritje do e besonte populli po sipas sondazheve u ka rene besimi pikiade sidomos juve te ONM
PërgjigjuNuk u ngopet me leke ne kurriz te shqiptareve te varfer. U kane me tur dhe ca leke projekti pa marre prandaj po perpeliteni si qener
PërgjigjuPo ecen moj zonje qe te marresh leket ti me ata te onm duke heq magjistratet nga puna e duke lene ne pune komunistat si dvorani me te cilin beni pazare si ato qe norri presidenti. Per cfare arritjesh dhe organesh te reja flet per keto ne dore te pushtetit dhe te pazareve te rruges ke te veme e ke te heqim. Ky eshte pikezimi i KED dhe i Euraliusit. Hoqet gjithe magjistratet jo se nuk justifikonin pasurine po se dinin te refuzonin pushtetin dhe late rastesisht gjithe komunistat. Nxirr dhe Theon tani tu peshohet si qen i terbuar te gjithe magjistrateve qe te duket sikur po ben pune. Turp Turp Turp
PërgjigjuJu paska ven kokcepi i Çepanit ne rresht tuj komentu