'Calja mori 300 milionë lekë për garat e 2021', Gjoza flet për shpërblimet në peshëngritje: Në 2024 Shqipëria kandidate për Botërorin e të rriturve

24 Janar 2023, 11:51| Përditesimi: 24 Janar 2023, 15:49

  • Share

30 milionë lekë të reja ka marrë sportisti Briken Calja me ligjin e ri të shpërblimeve. Pas tij, të tjerë talente janë duke u vlerësuar financiarisht. Teksa po bëhen gati për kampionatin botëror që do të mbahet Shqipëri, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza ndjehet më i qetë dhe flet për frymëzimin e të rinjëve në këtë sport.

“300 milionë lekë ka marrë sportisti ynë i talentuar Briken Calja para 6 muajsh, ndërsa 40 milionë lekë ka marrë Ertjan Kofsha nga Europiani. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një sportisti 17-vjeçar të shpërblehet me kaq lekë,”-u shpreh Elez Gjoza, presidenti i FSHP.

Në fund të muajit mars Shqipëria dhe konkretisht Tirana e Durrësi do të presin kampionatin botëror për të rinjtë në peshëngritje. Ky është aktiviteti i radhës për këtë sport në vendin tonë, pasi në 2022 ishte fillimisht kampionati europian për të rritur dhe më pas zgjedhjet për presidentin e federatës botëror.

“Është një ngjarje shumë e madhe, është e para herë që ndodh në Shqipëri një kampionat botëror për të rinj. Ceremoninë hapëse do ta bëjmë në Tiranë, eventin kryesorë, ndërsa më pas do zhvendosemi në Durrës,”-tha Elez Gjoza, presidenti i FSHP.

Përveç Botërorit për të rinjtë Shqipëria është kandidatja kryesore që në 2024 të organizojë Botërorin për të rritur në peshëngritje.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?