Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka thënë se Ukraina mund të përdor armë britanike për të bombarduar territore brenda Rusisë. Gjatë vizitës në Kiev, ku u takua me presidentin Zelensky, Cameron shtoi se MB do të mbështesë Ukrainën me një ndihmë prej 3.75 miliardë dollar.
‘Ashtu si Rusia po sulmon Ukrainën, ju mund ta kuptoni pse Ukraina ndjen nevojën për të qenë e sigurt s epo mbron veten e saj’ , tha Cameron.
Rusia e dënoi atë që ajo e quajti “një tjetër deklaratë e rrezikshme”.
“Ky është një përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensioneve rreth Ukrainës, e cila do të paraqiste një kërcënim serioz për sigurinë e Europës”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Por deri më tani, Mbretëria e Bashkuar në përgjithësi ka lënë të kuptohet - pa e shprehur qartë - se armët si raketa me rreze të gjatë Storm Shadow duhet të përdoren vetëm brenda territorit sovran të Ukrainës.
SHBA thuhet se i ka kërkuar Ukrainës që të ndalojë sulmet e saj ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nga frika se mund të provokojë një përshkallëzim në konflikt.
Peskov gjithashtu sulmoi presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tha këtë javë se Perëndimi "në mënyrë legjitime" do të duhej të konsideronte nëse do të dërgonte trupa tokësore në Ukrainë "nëse rusët do të kalonin vijën e frontit, nëse do të kishte një kërkesë ukrainase. ".